DYLON

Kritiku i artit Ilir Muharremi prezanton “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” në Durrës

Kritiku i artit Ilir Muharremi prezanton “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” në Durrës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Durrës Biennale 2026, kritiku i artit dhe kuratori Ilir Muharremi do të jetë pjesë e një bashkëbisedimi mbi artin konceptual në Kosovë, ku do të prezantojë librin e tij “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”.

Takimi do të zhvillohet më 9 tetor, në ora 18:00, në Muzeun Etnografik të Durrësit, dhe do të trajtojë zhvillimin e artit konceptual në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit, veprat dhe artistët që kanë ndikuar në këtë skenë, si dhe raportin mes artit, idesë, shoqërisë dhe kontekstit bashkëkohor.

EkoHigjiena

Përmes librit “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”, Muharremi sjell një qasje kritike ndaj një prej zhvillimeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor kosovar, duke u ndalur te veprat, konceptet, praktikat artistike dhe ndryshimet që kanë shoqëruar skenën e artit pas vitit 2000.

Bashkëbisedimi do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi artin konceptual, kritikën e artit dhe zhvillimet e skenës bashkëkohore në Kosovë, në një kontekst më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.