DYLON

Kritikët letrar vlerësojnë “Muralet…” e Rrustemit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Edicioni katërt i Manifestimit tashmë që ka bërë emër në Kosovë e më gjerë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, përmbyllet nesër me vlerësimin nga ana e kritikëve letrar, të librit më të ri të shkrimtarit Sabit Rrustemi: “MURALE SHPIRTI”, edituar nga Shtëpia Botuese “ROZAFA” , nga Prishtina.

Në sallën e KK të Gjilanit, aty ku janë mbajtur dhe tri veprimtari letrare, nga gjithsej nëntë veprimtaritë e sivjetme të “Vjeshtës…” librin e Rrustemit, pritet ta vlerësojnë emrat më aktiv nga fusha e kritikës si: Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Fatmir Minguli, Arsim Halili e Bilall Maliqi.

EkoHigjiena

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, qëllimisht ju ka shmangur promovimeve, duke dhënë një shembull të mirë se, libri mbi të gjitha duhet vlerësuar. Përndryshe, ky është libri i 15 -të me radhë i Sabit Rrustemit dhe hera e dytë që nga viti 1993 që në Gjilan, një libër i shmanget promovimit dhe, i nënshtrohet vlerësimit nga ana e kritikëve letrar.

Me këtë veprimtari letrare, edhe përmbyllet Manifestimi i sivjem, i katërti me radhë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, në kuadër të cilit, fillimisht u prezentuan botimet e vitit 2013 të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, më pastaj, u prezantua romani më i ri i shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovit, “Jeniçeri i fundit”, u përkujtua me një Akademi, poeti tashmë i ndjerë, Haxhi Vokshi, u përurua libri më i ri i poetes gjilanase, Alektë Spahiut, “Muza jam unë” si dhe i poetit e kritikut letrar nga Dardana, Sinan Sadikut, “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqiptare”, u prezantua dhe vlerësua portreti letrar i poetit , krikut dhe publicistit Shefqet Dibrani, u përurua libri i parë i prozatores së re, Xhenetë Çaka, “Grimca që prekin”, më pastaj, u bisedua për poezinë e poetit gjilanas, Aziz Mustafa si dhe u paraqit para auditorit të “Vjeshtës letrare…” shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi dhe romani i saj, “Të korrat e krishtlindjeve”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.