DYLON

Kriteret para emrave të kandidatëve

Kriteret para emrave të kandidatëve
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Ata që kërkojnë zgjedhje të reja, e din se edhe pas dhjetë palë zgjedhjeve  të reja, për zgjedhjen e presidentit, kompromisi mes partive është i domosdoshëm.

EkoHigjiena

Ata që këmbëngulin në kërkesat e tyre ekskluzive për zgjedhjen e presidentit, duhet kuptuar se zgjedhja e presidentit nuk arrihet përmes këmbënguljeve të palëve, por përmes marrëveshjes mes partive parlamentare.

Për zgjedhjen e presidentit duhet të arrihen këto tri marrëveshjes në mes të partive politike.

1.      Marrëveshja e parë: Partitë duhet t’i hartojnë kriteret që duhet t’i plotësojnë kandidatët ose kandidatet për president, para se të propozohen  kandidatëve.

2.      Marrëveshja e dytë: Pas arritjes së marrëveshjes për kriteret, partitë duhet të propozojnë emra konkret për president ose presidente nga radhët e atyre që i përmbushin kriteret e përcaktuar në marrëveshjen e  partive politike.

3.      Marrëveshja e tret: Numri i të propozuarve nuk duhet të jetë i  kufizuar.

Propozimet bëhen nga të gjitha partitë politike parlamentare, në një takim të përbashkët të tyre.

Të gjitha partitë duhet të propozojnë kandidat me emra konkret dhe ta arsyetojnë propozimin e tyre.

Propozimet vazhdojnë derisa për njërin kandidat të sigurohen votat e nevojshme për t’u zgjedhur president.   

Zgjedhja e presidentit është kaq e thjesht për ata që kërkojnë zgjidhje, e kundërta e saj është  humbja e kohës së vlefshme për vendin dhe qytetarët e saj.

Kohë për eksperimente nuk ka!   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.