DYLON

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës arrestojnë dy të dyshuar për veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës arrestojnë dy të dyshuar për veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, në dy raste të ndryshme, sot më 22.06.2021, ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në rastin e parë personi i arrestuar ( ish-zyrtar i gjendje civile në Fushë Kosovë-tani i pensionuar) dyshohet se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.

EkoHigjiena

Përderisa,  në rastin e dytë, një person tjetër ( ish-zyrtar i gjendje civile në Prishtinë -tani i pensionuar) është arrestuar nën dyshimet vijuese se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në dy raste me persona të ndryshëm, pa u vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga libri amzë i të lindurve, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, dy (2) personave të arrestuar iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve, për procedura të mëtejme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.