DYLON

Krijohet liqeni i parë artificial për sërf në Angli

Krijohet liqeni i parë artificial për sërf në Angli
Avatar photo Elife Sherifi

Në Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf. Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

Sipas “The Guardian”, për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë. Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit.

EkoHigjiena

Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.