DYLON

Krijimi i Gjykatës Komerciale një ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla

Krijimi i Gjykatës Komerciale një ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla
Avatar photo Redaksia

Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve, ishin disa nga temat kyçe të cilat u diskutuan gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, me hisedarë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe sektori privat.

Doarsa Kica Xhelili, depute dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij. Ajo tha se si kryesuese e këtij grupi punues konsideron se miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për nivelin e vendit dhe për të lehtësuar proceset dhe zgjidhjet e shpejta të konteksteve, duke theksuar në veçanti trajtimin e barabartë që kjo Gjykatë u ofron të gjitha bizneseve. Kica Xhelili u shpreh se janë të gatshëm që t’a shtyjnë votimin për themelimin e kësaj Gjykate në një afat sa më të shpejtë, gjithmonë duke konsideruar edhe sugjerimet dhe komentet e institucioneve dhe organizatave përkatëse për themelimin dhe mbarëvajtjen e saj.

EkoHigjiena

Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj Hoxha përmendi risitë në rast të themelimit të një gjykate të tillë. Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat e tjera për mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të saj. Përvec kësaj, ajo shtoi se objekti i ri, pas themelimit të kësaj gjykate, do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve professional, ‘’Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien’’ tha ajo.

Chris Thompson, Udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësires adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë. Thompson tha se menaxhimi i vështirësive të gjykatës i vëzhguar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

Avokati nga Shita&Ibrahimaga, Ardi Shita, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze tha se nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes, se themelimi i Gjykatës Komerciale, dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për vendet e tjera të rajonit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.