Në shkollën fillore të mesme të ulët “Kenan Halimi”-Skifteraj po vazhdojnë punimet në rregullimin e kulmit të këtij objekti shkollor.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi I Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar për së afërmi këto punimet.
Ndër tjerash kryetari Haliti tha se kjo komunë mbetet e angazhuar që gjatë pushimit veror të bëjë intervenimet e nevojshëm në shkollat e komunës së Vitisë me qëllim që të krijoj një ambient të mirë për mësimdhënie dhe mësim nxënie.