Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe të tjerë kanë vizituar sot fshatin Ballancë të kësaj komune për të parë nga afër projektet infrastrukturore që po realizohen në asfaltimin e rrugëve.
Përndryshe komuna e Vitisë në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugëve rurale gjatë këtij viti ka paraparë që në këtë fshat të asfaltohen rrugët “Gurina”, “Muharrem Kurteshi”, “Ardhmëria” si dhe një segment i rrugës “Pavarësia” që lidhët me lagjet Aliu dhe Syla.
Gjatë kësaj vizite ata janë pritur edhe nga banorët lokal të cilët falënderuan institucionet komunale për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore.