DYLON

Kreu i Vitisë vizitoi shkollën e fshatit Sllatinë të Epërme ku pos rivitalizimit po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore

Kreu i Vitisë vizitoi shkollën e fshatit Sllatinë të Epërme ku pos rivitalizimit po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti  me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme, ku po zhvillohen punimet në rivitalizimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Nijazi Rexhepi” dhe atë në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE) dhe përfshin ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës.

Gjithashtu në këtë shkollë po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore. Kryetari Haliti tha se  komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve më të mira për mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit jo vetëm për mësim por edhe për aktivitetet sportive.

EkoHigjiena

Përndryshe në kuadër të FKEE-së, punime të ngjashme po realizohen edhe në shkolla të tjera dhe objekte publike komunale, me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë dhe përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe qytetarët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.