DYLON

Kreu i Vitisë takon kryeshefin e KRU “Hidromorava”, bisedohet për çështjen e ujit të pijshëm në territorin e kësaj komune

Kreu i Vitisë takon kryeshefin e KRU “Hidromorava”, bisedohet për çështjen e ujit të pijshëm në territorin e kësaj komune
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë kanë pritur sot në një takim, Ymer Salihu, kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” nga Gjilani.

Gjatë këtij takimi, janë diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me sigurimin e ujit të pijshëm për disa fshatra të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Një nga temat kryesore të bisedës ishte projekti i ujësjellësit që do të implementohet në fabrikën e ujit në Letnicë, ku pritet të investohen miliona euro nga projektin “Flows”.

Po ashtu, është folur edhe për pajisjen me leje të ndërtimit për këtë projekt si dhe për tenderimin e projekteve për eliminimin e defekteve në lokalitetet si Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezve dhe Sadovinë e Jerlive.

Kryetari Haliti ka theksuar rëndësinë e sigurimit të ujit të pijshëm për të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe u bë me dije se komuna po punon për përgatitjen e një projekti të ri për sigurimin e ujit të pijshëm për fshatin Beguncë, si dhe për menaxhimin individual të ujit në fshatrat Stubëll i Epërm dhe Goshicë. Po ashtu, është diskutuar për nënshkrimin e një dokumenti të rëndësishëm për menaxhimin e ujësjellësit në Zhiti.

Në fund të takimit, është diskutuar edhe për përpjekjet për të eliminuar defektet ekzistuese në ujësjellësit e disa lokaliteteve të tjera të komunës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.