DYLON

Kreu i Vitisë takon drejtorin ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Besnik Tahirin, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth qeverisjes lokale dhe zhvillimit e gjithmbarshme në komunën e Vitisë.

Haliti e njoftoi atë për punën e bërë të institucioneve komunale të Vitisë, në bashkëpunim me nivelin qendror dhe donatorët. Kurse Besnik Tahiri, tha se ky institut po monitoron edhe punën e Komunës së Vitisë duke përgëzuar kryetarin Haliti për siç e tha ai punën e mirë që po bëhet në Viti.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takim ai i ka dorëzuar kryetarit Haliti edhe “Mujorin e Komunave “ që është buletini i parë i këtij lloji si një pasqyrim i ngjarjeve dhe aktiviteteve që ndodhin në dhe përreth Komunave të Kosovës. Në këtë buletin pasqyrohen në mënyrë kronologjike aktivitetet e komunave për muajin shtatorit të këtij viti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.