Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim sekretarin gjeneral të Klubit të Prodhuesve të Kosovës Vllaznim Osmani, me të cilin kanë biseduar rreth projektit On the Job Training (Programi për trajnimin në punë), që ky klub në bashkëpunim me USAID- EMPOWER do te implementojë në disa komuna të rajonit të lindjes.
Sipas Osmanit, programi ka për qellim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat, në mënyrë që të angazhohen dhe të jenë më aktive në trajnimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre profesional.
Komunat ku do te filloje te implementohet ky program janë komuna e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit te Elezit.
Ndërsa, përfituesit e parë të këtij projekti do të jenë 250 kandidatë nga këto komuna, të cilët do të përfitojnë nga ky program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës.