• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Kreu i Vitisë priti në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Mileniumi i Kosovës

Redaksia 2LONLINE 30 Tetor, 2018 2 min
 Kreu i Vitisë priti në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Mileniumi i Kosovës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Petrit Selimin – drejtor ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të kësaj komune me këtë Fondacion kryesisht rreth përfitimeve të mundshme nga mbështetja qe ky program ofron ne përmirësimin e efiçiences energjetike.

Selimi bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit Threshold në mes te Qeverise se Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, qe është agjenci e pavarur e SHBA-ve për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale.

Ndër tjerash u bë me dije se programi Threshold në Kosovë synon të trajtoj pengesat në zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një nder pengesat kryesore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë është e gatshme të bashkëpunoj me çdo institucion serioz për të zgjidhur problemet të cilat kanë qytetarët e saj.

“Komuna jonë është e gatshme të bashkëpunoj me juve por edhe me çdo institucion tjetër për të zgjidhur problemet me të cilën ballafaqohen qytetarët tanë. Besoj se Komuna jonë do të bashkëpunoj me Fondacionin Mileniumi i Kosovës në fushat në të cilat do të pajtohemi. Kuptohet se ruajta e mjedisit ka një prioritet tek madh për komunën e Vitisë ”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtij Fondacioni potencuan se me këtë projekt po ashtu parashihet që përmes aktiviteteve pilotuese që mbështet rritjen e efiçiences energjetike në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin ne ngrohje qe nuk bazohet ne energji elektrike.

Gjithashtu në kuadër te projektit, po ashtu parashihet edhe mbështetja e zhvillimit te sektorit privat qe ofron shërbime në fushën e efiçiences energjetike, duke përfshirë edhe avancimin e pozitës se grave dhe kategorive të cenueshme sociale.

Etiketa:Fondacionit Mileniumi i Kosovës kryesore Petrit Selimi Sokol Haliti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

4 Korrik, 2022
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha

3 Korrik, 2022

Haliti: Rritja e cilësisë së shërbimeve komunale prioritet i komunës

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

30 Qershor, 2022

18 bletarë vitias kanë përfituar 90 koshere bletësh

30 Qershor, 2022

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Peci

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com