DYLON

Kreu i Vitisë  përgëzon për suksese qendrën kulturore “Anamorava” dhe rininë vitiase

Kreu i Vitisë  përgëzon për suksese qendrën kulturore “Anamorava” dhe rininë vitiase
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar qendrën kulturore “Anamorava” dhe rininë vitiase, të cilët janë një përfaqësues i shkëlqyer i kulturës dhe artit burimor vendor në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një takimi para nisjes për turneun ndërkombëtar, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe artistike të Anamoravës, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe talentin që kjo qendër dhe të rinjtë po e tregojnë në skenën ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ai i uroi suksese ekipit, duke theksuar se ata janë ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare dhe Anamoravës në botë. Ky turne jo vetëm që pasqyron traditat e pasura kulturore të rajonit, por gjithashtu përforcon identitetin dhe vlerat artistike të komunitetit në një kontekst global.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.