DYLON

Kreu i Vitisë nderon me mirënjohje kolonelin e KFOR-it për bashkëpunimin e mirë me komunë

Kreu i Vitisë nderon me mirënjohje kolonelin e KFOR-it për bashkëpunimin e mirë me komunë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, kolonel Nicola Perrone.

Kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Perrone për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë.

Haliti e ka njoftuar mysafirin për projektet e komunës të cilat ka planifikuar për t’i realizuar gjatë këtij viti, e që janë ne interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë .

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, komandanti i ri i KFOR-it, kolonel Nicola Perrone, ka falënderuar kryetarin Haliti për takimin dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it në Kosovë është për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe gjitha institucionet tjera në vend.

Në fund, kryetari Sokol Haliti, ka nderuar kolonelin me një plaketë në shenjë mirënjohje për gjithë bashkëpunimin me komunën e Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.