Kreu i Vitisë nderohet me mirënjohje nga “Let’s Do It Kosova”

Kreu i Vitisë nderohet me mirënjohje nga “Let’s Do It Kosova”

Kryetari Haliti pranon një mirënjohje nga Organizata “ Let’s Do It Kosova” për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar në emër të kësaj komune, një mirënjohje nga organizata “Let’s Do It Kosova” për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018”.

Organizata “Let’s Do It Kosova” merret kryesisht me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Ndërkaq Komuna e Vitisë vlerësohet si një nga komunat që ka bërë shumë në largimin e deponive ilegale të mbeturinave për të cilat është vlerësuar pozitivisht jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga organizatat e ndryshme të cilët merrem me mbrojtjen e mjedisit.

Kjo komunë pos që ka pastruar dhe larguar deponitë e shumta të mbeturinave nga hapësirat publike ajo i ka shndërruar ato edhe në mjedise të gjelbrat për të gjithë qytetarët.

Kryetari Haliti tha se për të është një nder e veçantë të pranoj një mirënjohje nga kjo organizatë për çështje mjedisore dhe shtoj se edhe më tej kjo komunë do të punoj në fushën e mbrojtjes së mjedisit, krijimit të hapësirave gjelbëruese.

Përndryshe, Haliti potencoi se viti 2018 ishte shpallur nga ai vit i mbrojtjes së ambientit në këtë komunë në kuadër të së cilës janë mbajtur aktivitetet të shumta mjedisore.

Ai bëri po ashtu me dije se kjo komunë ka nënshkruar ditë më parë edhe një memorandum bashkëpunimi me përfaqësues të organizatës “ Let’s Do It Kosova” e cila parasheh ngritjen vetëdijes, kryesisht tek nxënësit në ruajtjen e mjedisit, konkretisht realizimin e trajnimeve për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, në fushën e mjedisit jetësorë.

Po ashtu memorandumi në fjalë ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe përgjegjësisë mjedisore te nxënësit dhe komuniteti në përgjithësi.

KOMENTE