DYLON

Kreu i Vitisë mirëpret delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “Fest Folk Anamorava 2026”

Kreu i Vitisë mirëpret delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “Fest Folk Anamorava 2026”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “Fest Folk Anamorava 2026”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që bashkon artistë, ansamble dhe përfaqësues nga vende të ndryshme.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti u dëshiroi mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve në Viti, duke shprehur kënaqësinë që Vitia është nikoqire e një festivali të tillë, i cili promovon kulturën, traditën, folklorin dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Ai theksoi se “Fest Folk Anamorava” tashmë është bërë një urë e rëndësishme e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve, duke krijuar mundësi që përmes këngës, valles dhe muzikës tradicionale të njihen dhe të afrohen kultura të ndryshme.

Kryetari Haliti falënderoi organizatorët, grupet artistike dhe të gjitha delegacionet pjesëmarrëse për kontributin e tyre në pasurimin e jetës kulturore në Viti dhe Anamoravë, duke u uruar sukses në të gjitha aktivitetet e festivalit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.