DYLON

Kreu i Vitisë kërkon nga kryeministri Haradinaj që Vitia të kyçet në autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

Kreu i Vitisë kërkon nga kryeministri Haradinaj që Vitia të kyçet në autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim në mes të Kryetarëve të Komunave me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka kërkuar që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë.

Kryetari Haliti bënë me dije se Kryeministri Haradinaj ka premtuar publikisht se qysh në mbledhjen e rrahës të qeverisë së Republikës së Kosovës do të shqyrtohet seriozisht kjo çështje dhe do të ndahen mjetet financiare për ndërtimin e kësaj kyçje.

EkoHigjiena

Kurse, Haliti tha se përveç se kjo kyçje është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë, ajo është edhe një arterie e natyrale e cila historikisht ka lidhur shumë lokalitete njëra me tjetrën dhe potencoi se kjo kyçje është në interes të shumë qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.