DYLON

Kreu i Vitisë inspektoi punimet në asfaltimin e rrugëve në Sadovinë të Çerkezve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Sadovinë të Çerkzeve ka filluar sot asfaltimi i rrugës ” Turjana” rrugë kjo unazore e cila lidhët edhe me rrugën “Pllavca”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar sot punimet në realizimin e këtij projekti infrastrukturor e cila po financohet me mjete vetanake të komunës së Vitisë.

Ata u pritën nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale lidhur me këtë projekt që për ta ka një rëndësi të veçantë. Fatmir Islami, Kryetar i fshatit Sadovinë e Çerkezëve tha se asfaltimi i rrugëve “ Turjana” dhe “Pllavca” krijon një rrugë unazore e cila mund të shfrytëzohet edhe si rrugë alternative.

EkoHigjiena

“Kjo rrugë është e një rëndësi të veçantë jo vetëm për banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge por edhe për fshatin në përgjithësi sepse mund të shfrytëzohet edhe si rrugë alternative e fshatit ” u shpreh Islami.

Ai po ashtu falënderoj komunën e Vitisë, në veçanti kryetarin Haliti për projektet të cilat janë realizuar në këtë fshat në fushën e infrastrukturës duke potencuar se komuna ka bërë edhe asfaltimin e dy rrugëve të tjera me rëndësi të veçantë si rruga që të çon në drejtim të xhamisë së fshatit dhe të shkollës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.