DYLON

Kreu i Vetëvnedosjes takon ambasadorin kanadez

Kreu i Vetëvnedosjes takon ambasadorin kanadez
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga koordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan sot me ambasadorin kanadez, për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n.

Ndër të tjera, Kurti i shpalosi pikësynimet e Lëvizjes Vetëvendosje për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror.

EkoHigjiena

Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull.

Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.