Një delegacion i Lëvizjes Vetevendosjes, kryetari Visar Ymeri dhe anëtari i Kryesisë Belgzim Kamberi, po marrin pjesë në Kongresin e 77 të Partisë Socialiste franceze, i cili po zhvillohet në Poitiers nga data 5-7 qershor 2015.
Gjatë ditës së djeshme, delegatët e Partisë Socialiste kanë diskutuar për të ardhmën e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj zhvillimeve politike dhe socio-ekonomike të tij.
Me këtë rast, kryetari Visari Ymeri ka mundur të shkëmbejë mendime me përfaqësues të ndryshëm të Partisë Socialiste franceze dhe delegacioneve të huaja rreth Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.
Pas debatit, nën organizimin e Partisë Socialiste, përfaqësuesit e Vetëvendosjes! kanë marrë pjesë në darkën e organizuar për delegacionet ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarët e Qeverisë së Republikës së Francës, si Kryeministri Manuel Valls, ministra të kabinetit qeveritar dhe sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala.
Kongresi do të vazhdojë punën sot me diskutime rreth zhvillimeve globale, si dhe me takime bilaterale midis palëve.