DYLON

Kreu i Vetëvendosjes takon ambasadorin britanik

Kreu i Vetëvendosjes takon ambasadorin britanik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ish deputeten Saranda Bogujevci mirëpritën për herë të parë pas ardhjes së tij në detyrën e ambasadorit britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott, i cili shoqërohej nga zyrtarja për demokratizim në ambasadë, znj. Selvije Fetahu.

Në fillim, Kurti e uroi Ambasadorin Abbott për detyrën e sapomarrë duke shpresuar që Kosova dhe ai të mësojnë shumë nga njëri-tjetri.

Përgjatë bisedimit Kurti shprehu shqetësimin se Kosova ka nevojë për reforma me objektiv çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu, gjatë bisedës Kurti foli për nevojën e reformimit të administratës publike dhe për përmirësimin e sistemit të degraduar shëndetësor. Degradimi i mjedisit është një tjetër brengë e cila ka nevojë për planifikim më të gjerë mes institucionesh dhe politikash publike.

EkoHigjiena

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kryetari i Lëvizjes tha se është i domosdoshëm fuqizimi i shtetit të Kosovës si kusht që një dialog kaq delikat dhe i rëndësishëm të kryhet siç duhet.

Sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit, u tha sesi qytetarët kanë nevojë për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, me subjektet politike që fokusohen në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve. Eshtë e rëndësishme një fushatë zgjedhore pozitive që parashtron zgjidhje për të ardhmen e vendit, një fushatë e qetë dhe e mirëartikuluar që u jep mundësinë të gjithëve të votojnë të sigurtë e të qartë për të ardhmen e vendit.

Në mbyllje të takimit u shpreh gatishmëria për ta vazhduar dhe zgjeruar komunikimin mes nesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.