DYLON

Kreu i LDK-së së në Gjilan ngushëllon familjes Ismaili pas ndarjes nga jeta të Dr.Ukshin Ismaili

Kreu i LDK-së së në Gjilan ngushëllon familjes Ismaili pas ndarjes nga jeta të Dr.Ukshin Ismaili
Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ismaili, pas ndarjes nga jeta të Dr.Ukshin Ismaili.

***

EkoHigjiena

Telegram ngushllimi

“E nderuar familje Ismaili,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Dr. Ukshin Ismaili.

Ikja e Ukshinit është një humbje e madhe për gjithë familjen, për mua personalisht, por edhe për qytetin e Gjilanit, pasi humbëm një doktor shembull, një profesionist të përkushtuar dhe një njeri që me punën, dinjitetin dhe vlerat e tij njerëzore la gjurmë te të gjithë ata që e njohën.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje për miqësinë tonë, për karakterin e tij dhe për kontributin e çmuar profesional e njerëzor. Njerëzit si Ukshini lënë pas jo vetëm kujtime të paharrueshme, por edhe një shembull që do të jetojë gjatë në kujtesën e qytetit tonë.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për këtë humbje.

U prehtë në paqe, Dr. Ukshin Ismaili!”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.