DYLON

Kreu i komunës, Qëndron Kastrati në fushatë kundër pirjes së duhanit

Kreu i komunës, Qëndron Kastrati në fushatë kundër pirjes së duhanit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Ndalo duhanin sot –se nesër është vonë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ –Dardanapress ka organizuar kampanjën vetëdijesuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.

Ne këtë kampanje vetëdijesuese ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati dhe Drejtori për Rini Kulturë dhe Sport, Arianit Ibrahimi.

EkoHigjiena

Kreu i komunës, Qëndron Kastrati së bashku me vullnetarët-nxënësit, kanë shpërnda fletëpalosje dhe material edukativ kalimtareve duke i njoftuar me qëllimin e kësaj fushate vetëdijesuese kundër pirjes se duhanit.

Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit te duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.