DYLON

Kreu i Kamenicës sheh nga afër ecurinë e korrjes së grurit në Dajkoc

Kreu i Kamenicës sheh nga afër ecurinë e korrjes së grurit në Dajkoc
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Dajkoc të Kamenicës ka nisur korrja e grurit të mbjellë në një sipërfaqe prej 3 hektarësh tokë komunale, një projekt që synon të sigurojë miell për nevojat e Kuzhinës Popullore të Komunës së Kamenicës.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend Morina, ndoqën nga afër procesin e korrjes dhe theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të pronës komunale në interes të qytetarëve.

EkoHigjiena

“Nga toka jonë për fëmijët tanë. Ky është qëllimi i këtij projekti – që toka komunale të prodhojë ushqim për ata që kanë më së shumti nevojë,” u shpreh kryetari Rahimaj.

Ai shtoi se mielli i përfituar nga kjo parcelë do të përdoret si lëndë e parë për Kuzhinën Popullore, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e ushqimit për fëmijët e komunës.

“Ky projekt dëshmon se toka komunale mund të shfrytëzohet me përgjegjësi dhe të vihet në funksion të interesit publik. Është një cikël i plotë, ku toka mbillet, prodhimi përpunohet dhe përfitimi kthehet tek fëmijët tanë,” tha Rahimaj.

I pari i Kamenicës tha se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e projekteve që mbështesin bujqësinë, shfrytëzimin efikas të pronës publike dhe mirëqenien e qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.