/2L ONLINE/ – Sot në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur debati publik me qytetarë për punën madatare me ç`rast kryetari I komunës Begzad Sinani prezentoi projektet e realizuara të cilat, sipas itj, në numër ishin mbi 150 projekte kapitale në interes të qytetarëve të komunës sonë, falë një bashkëpunimi konstruktiv në mës të qeverisjes komunale, Qeverisë së Republikës së Kosovës, BE-së dhe donatorë të tjerë.
Në fjalën e tij, Sinani falenderoI nënkryetarët, drejtorët komunal, kryesuesin e kuvendit komunal, delegatët e kuvendit, KFOR-in , OJQ –të, OSBE- në, DEMOS – in,HELVETAS, UNDP-në dhe të gjithë shërbyesit civil komunal për punën e tyre ai ndër të tjera theksi se “ Objektivi i qeverisë lokalë ka qenë, është dhe do të jetë realizimi i kërkesave të qytetarëve përmes investimeve kapitale, zvoglimit të shpenzimeve të panevojshme deri në 50% si në Dreka zyrtare, karburante, udhtime mbrenda dhe jashtë vendit, servisim të automjeteve zyrtare, shpenzime të telefonisë etj dhe përmes qeverisjes, llogaridhënies, transparencës, efikasitetit ne kemi arritur realizimin e objektivave tona të mëdha për komunën e Kamenicës si psh Investime në Arsim, Infrastrukturë dhe Shëndetësi”tha Sinani.
Interesimi i qytetarëve ishte i madh, pjesëmarrja e tyre e bëri atraktiv debatin publik të qytetarëve në mes të kryetarit dhe qytetarëve, në mesin e pytjeve dhe kërkesave ishin kërkesat e tyre në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa lokalitete, investimet në disa shkolla, investimet të tjera në shëndetësi dhe sjelljes së investimeve të tjera kapitale në komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/