DYLON

Kreu i Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore

Kreu i Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli lidhur me avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil.

I pari i komunës tha se kjo marrëveshje përpos që do të ofroj mbrojtje nga të gjitha diskriminimet për shërbyesit civil do të ofroj edhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës.

EkoHigjiena

“Me drejtoreshën e Qendra Kosovare për Studime Gjinore Luljeta Demolli nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil dhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave gjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës. Përherë të përkushtuar për të qenë në anën e barazisë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut!”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.