Kreu i Kamenicës Kadri Rahimaj vlerëson krijimtarinë e Nexhat Rexhës, ndan vargje të poezisë së tij
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim shkrimtarin Nexhat Rexha.
“Sot më prezantoi me një vepër tjetër të tijën, përmbledhjen me poezi “Mes gurësh përkunden ëndrrat”. Ky libër vjen me rastin e 70-vjetorit të lindjes të profës dhe 40-të vjetorin e veprimtarisë letrare të tij”-ka thënë Rahimaj.
I pari i Kamenicës ka thënë tutje se është i lumtur që komuna ka mundësi të kontribuojë sado pak në të tilla arritje.
Rahimaj në njoftimin e tij zyrtar në facebook ka ndarë edhe disa vargje nga një nga krijimet brenda këtij libri:
Troshat e bukës mbrume
Kurrë s’kanë tepruar
Bashkë me uratën e darkës
E buzëqeshjen e lehtë.
Buka e vendlindjes me aromën e nënëtokës
Peshon prajshëm strajcën mbi kurrizin tim
Dhe unë po bart dhembjet e fëmijërisë
Nën strehët e shtëpisë pa kulm në pika loti…
