DYLON

Kreu i Gjilanit vlerëson mantelbardhët, punën e tyre të çmuar edhe në ditë festash

Kreu i Gjilanit vlerëson mantelbardhët, punën e tyre të çmuar edhe në ditë festash
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës  së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, vizituan QMF-në në lagjen Dardania.

Kryetari Hyseni falënderoi ekipin shëndetësor që kujdestaron sot, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre fisnike edhe në ditë feste, transemton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ndërkaq drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani Buca, tha se kjo vizitë është shenjë respekti, ashtu sikurse tradita e do, që nëpër festa të nderohen e urohen ata që punojnë.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, falënderoi për vizitën dhe informoi që edhe sot disa qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.