DYLON

Kreu i Gjilanit viziton rrugët “Enver Miftari” dhe “Skifter Arifi”, ku po realizohen projekte infrastrukturore

Kreu i Gjilanit viziton rrugët “Enver Miftari” dhe “Skifter Arifi”, ku po realizohen projekte infrastrukturore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, drejtesha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri dhe ai i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, kanë vizituar punimet në ndërtimin e rrugës “Enver Miftari” dhe “Skifter Arifi”.

Haziri ka thënë se në kohë pandemie po i realizojnë programet në mënyrën më të mirë dhe me dinamikë të shtuar.

“Kjo rrugë (Skifter Arifi), krijon një korridor jashtëzakonisht të mirë që e lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe ka të integruar të gjitha elementet përcjellëse. Në rrugën “Enver Miftari” është një investim kapital dhe e regullon pjesën e “Fidanishtes” përballë kazermës së Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë kreu i Gjilanit.

EkoHigjiena

Haziri po pret vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, për parë përgatitjet e fundit për fillimin e ndërtimit të rrugës 7.4 kilometra Gjilna-Prishtinë.

“Po ashtu, po presim edhe fillimin e rrugës Livoc i Ulët-Kllokot, e cila është në kuadër të financimit të Bankës Europiane për Zhvillim”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, ka bërë të ditur se kosto e ndërtimit të rrugës “Skifter Arifi” është rreth 220 mijë euro, ndërkaq në rrugën “Enver Miftari”, 1.1 milion euro.

Gjatë vizitës në terren ka folur edhe drejtoresha e DZHE, Valbona Tahiri, ka njoftuar se nga e hëna do të rihapen disa biznese si, gastronomia, parukeria, transporti urban, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.