Kreu i Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Palma” për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta

Kreu i Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me “Palma” për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në fabrikën për prodhimin e mobiljeve dhe produkteve të ndryshme nga druri, “Palma”, ku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkët, gjelbrimin dhe ambientin në përgjithësi.

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se në këtë fazë janë gjithsej nëntë biznese të ndryshme që janë futur në partneritet me Komunën për ambient më të pastër me mirëmbajtje më të mirë të hapësirave të reja gjelbruese.

“Në përputhje me ligjin mbi pronat publike, nga sot jemi në një partneritet me sektorin privat lidhur me mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta. Palma është njëra prej kompanive më të suksesshme në regjion dhe në Republikë, e cila ka ndikuar në zhvillim ekonomik dhe në gjenerim të vendeve të punës. E falënderoj pronarit z. Ekrem Shahini për gatishmërinë për bashkëpunim”, ka thënë Haziri.

Kryetari Lutfi Haziri, ka apeluar te të gjithë qytetarët dhe komuniteti i biznesit që të vazhdohet në kuadër të aksionit të pastrimit të ambientit edhe me mbjelljen e drinjve dhe zgjerimin e hapësirave gjelbruese ku është e mundur.

Pos tjerash, në planifikimin e Komunës së Gjilanit, janë të parapara investime në parqe, mbjellje të drunjëve, mirëmbajtje të ambientit dhe investim afatgjatë në fushën e ambientit, në funksion të qytetit të pastër dhe ekologjik.

KOMENTE