DYLON

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri deklarohet i pafajshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është shprehur se nuk ndihet fajtor lidhur me aktakuzën ndaj tij për keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar. Ai kështu është deklaruar sot në seancën fillestare ndaj tij, që u mbajtë në Gjykatën Themelore të Gjilanit. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër të pandehurit Haziri për shkak se ajo pretendon se Haziri ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar.

EkoHigjiena

Sipas aktakuzës Haziri duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik.

Siç pretendon prokuroria, i pandehuri më 13 qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qera të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit. Ndërkaq, më 1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H.

Pas një muaji jo të plotë përfaqësuesi i kompanisë NTP “ SO. BEZI”, ka bërë kërkesë për ndryshimin e kontratës, ku ka kërkuar që të reduktohet kontrata duke i hequr disa parkingje që nuk kanë sjell fitime të mira.

Me datën 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuri ka nënshkruar Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000,oo euro.

Kjo rrjedh pasi që me kontratën e parë biznesi “S.O Bezi” ka qenë i obliguar që në emër të qeras të paguaj vlerën vjetore prej 54.120,oo euro, ndërsa, me aneks kontratën është zvogëluar obligimi për biznesin e lartcekur kështu që tani është i obliguar që të paguaj çmimin prej 20.520,oo euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Haziri me këto veprime ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe 2.4 të KPK-së.

Përndryshe, Gjykatësi Afrim Shala i ka dhënë afat deri më 14 tetor mbrojtjes së kryetarit Haziri të paraqes kundërshtimet për provat dhe aktakuzën ndaj tij. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.