DYLON

Kreu i Gjilanit ftohet që në ceremoninë e shënimit të 28 nëntorit të jetë në Bujanoc

Kreu i Gjilanit ftohet që në ceremoninë e shënimit të 28 nëntorit të jetë në Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e ri të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Shqipërim Musliun.

Kryetari Haziri e ka uruar Musliun për zgjedhjen në krye të LPD, sikurse që ka shfaqur zotimin e vazhdimit të bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit me atë të Bujanocit.

Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

EkoHigjiena

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik , Shqipërim Musliun, e kanë falënderuar kreun e Gjilanit për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në fund, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë ftuar kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc në ceremoninë e shënimit të 28 nëntorit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.