DYLON

Kreu i Gjilanit Alban Hyseni takon deputetin laburist, Alex Sobel

Kreu i Gjilanit Alban Hyseni takon deputetin laburist, Alex Sobel
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Londër, pati nderin të vizitojë Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të pritet nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, një mik i dëshmuar i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në arenën ndërkombëtare.

“Biseduam për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i jep Kosovës, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit tha se lidhjet historike ndërmjet Kosovës dhe Partisë Laburiste janë të thella dhe të qëndrueshme, dhe ky takim ishte një konfirmim i fortë se kjo miqësi po vazhdon me përkushtim të njëjtë edhe sot.

“Faleminderit deputetit Sobel për mikpritjen dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës!”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.