DYLON

Kreu i FFK-së në vizitë te FC Drita

Kreu i FFK-së në vizitë te FC Drita
Avatar photo Redaksia

Fazën përgatitore FC Drita është duke e zhvilluar në Antalia të Turqisë, e klubi u vizitua nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij.

Drejtuesit e klubit “bardh e kaltër”,  njoftuan se kryetari Ademi u prit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli dhe pjesa tjetër e kryesisë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe e falënderuan për vizitën, e cila tashmë është bërë tradicionale.

EkoHigjiena

“Për klubin tonë ishte kënaqësi e dyfishtë, sepse së bashku me kryetarin Ademi në vizitë ishte edhe  Armend Misini, kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjilanit, i cili na dëshiroi suksese në vazhdim të rrugëtimit tonë. Gjithmonë kënaqësi mbështetja dhe vizitat e tilla nga kreu i FFK-së”, thuhet në njoftimin e FC Drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.