DYLON

Kreu i FFK-së kujton Fadil Vokrrin: Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9!

Kreu i FFK-së kujton Fadil Vokrrin: Tetë vjet pa Legjendën e numrit 9!
Avatar photo Redaksia

Kreu i Federatës e Futbollit të Kosovës., Fadil Ademi ka kujtuar legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin,m e rastin e tetë vjetorit  të shkuarjes në amshim.

Me këtë rast, kryetari i FFK-së Agim Ademi  tha se ka emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por bëhen pjesë e identitetit të një kombi, e një emër i tillë është padyshim Fadil Vokrri.

EkoHigjiena

Më tej në një positm përkujtues, Ademi ka thënë:

***

Ai ishte futbollisti më i madh që ka nxjerrë Kosova gjatë viteve të 80-ta dhe që gjatë karrierës së tij e barti me krenari fanellën me numrin 9. E pikërisht më 9 qershor 2018, ai u nda nga jeta, duke e lidhur përgjithmonë këtë numër me emrin dhe trashëgiminë e tij.

Sot, tetë vjet më vonë, kujtimi për të mbetet po aq i fortë sa dita kur na la. Fadil Vokrri nuk ishte vetëm një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një ikonë e futbollit. Ai besoi në ëndrrën e Kosovës kur ajo dukej e paarritshme dhe punoi pa u ndalur për ta bërë realitet.

Nga sukseset në fushën e blertë deri te udhëheqja e futbollit të Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, ai la gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë.

Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin. Data 9 qershor na kujton dhimbjen e humbjes së tij, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe vazhduar rrugën që ai e ndërtoi.

Fadil Vokrri mbetet më shumë se një emër në historinë e futbollit tonë. Ai është frymëzim, krenari dhe pjesë e përhershme e identitetit të futbollit të Kosovës.

Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë, thuhet në fund të përkujtimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.