DYLON

Kreu i BIK-ut priti në takim komandantin e KFOR-it

Kreu i BIK-ut priti në takim komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici. Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje gjeneralmajorit Federici, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij.

Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim.

EkoHigjiena

Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për misionin dhe përkushtimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, duke shprehur kështu vlerësimin dhe respektin e lartë që kanë qytetarët e Kosovës për ta.

Ai është i lumtur që deri më tash nuk ka ndodhur asnjë incident mes KFOR-it dhe popullit të Kosovës dhe Kosova vazhdimisht i ka ofruar mikpritje madje edhe në shtëpitë e tyre, ku respektohen e çmohen dhe ia dimë vlerën për sigurinë që na e ofrojnë.

Myftiu Tërnava tha po ashtu se BIK-u ka një bashkëpunim shumë të ngushtë më KFOR-in ku kanë organizuar projekte humanitare të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneralmajori Franco Federici falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe nëpërmes tij vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe KFOR-it do të vazhdojë edhe më tej.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.