DYLON

Kreu i BI-së në Gjilan, Sylejman Osmani, përshëndet zgjedhjen e Zenun Pajazitit për kryetar të PDK-së në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ardhjen e Zenun Pajazitit në krye të degës së PDK-së në Gjilan, me vizitën e tij, e ka përshëndetur sot edhe kryetari I Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, më bashkëpunëtorë, njofton Zyra për Informim e PDK-së.

Në urimin e tij, duke shprehur respektin ndaj personalitetit të Zenun Pajaziti, I pari I Bashkësisë Islame në Gjilan, Prof. Sylejman ef. Osmani, ka deklaruar: “Kjo barrë për ju, për ta udhëheq një parti politike, të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e sajë, tregon se Partia Demokratike e Kosovës e ka seriozisht që ju ka vendos ju në krye të saj. Raportet tona kanë qenë dhe mbeten të shëndosha me të gjitha subjektet politike në Gjilan, për të vetmin qëllim – ndërtimin e vlerave tona të përbashkëta, mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit tonë.”, ka thënë ndër të tjera kreu I BI, Sylejman Osmani.

EkoHigjiena

Ndërkaq, në falënderimin e tij, në cilësinë e nikoqirit, kryetari Zenun Pajaziti, po ashtu I shoqëruar nga një pjesë e lidershipit të Degës, duke shpreh konsidertaën e tijë të lartë, për rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, sidomos në periudhat më të rënda për vendin, ka thënë se “Ardhja juaj sot këtu, gjithsesi na nderon dhe dëshmon bashkëpunimin tonë të sinqertë në interes të qytetarëve dhe komunës. Me vetëdije të plotë kam marrë ktë përgjegjësi, si obligim që, me njerëzit e mirë që ka PDK-ja , ta qojmë përpara një synim: borxhin që I kemi Gjilanit dhe qytetarëve të kësaj ane, për t’i dhënë atë që e meriton…”/2L ONLINE/