Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri hapi fushatën e korrje-shirjeve në Gjilan

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri hapi fushatën e korrje-shirjeve në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Përlepnicë.

“Janë 300 hektarë me grurë që Komuna i ka subvencionuar. Shpresoj shumë që gjatë kësaj jave të shfrytëzohet koha e mirë për t’u korrur bereqeti. Kjo është buka e një viti që e sigurojnë shumë familje. Shpresoj që edhe grumbulluesit individual të jenë të përgatitur në mënyrë që t’ju shpaguhet puna të gjithë bujqve. Uroj çdo familje për korrje-shirjet dhe uroj që sofra e tyre deri në vitin e ardhshëm të jetë e begatshme”, ka thënë Haziri pas hapjes zyrtare.

I pari i Gjilanit ka konfirmuar se Komuna do të subvencionoj edhe mbjelljet vjeshtore.

“Komuna do të vazhdoj edhe këtë vit subvencionimin në mbjelljet vjeshtore. Përvec kulturës së mbjelljes së grurit dhe misrit, tashmë Gjilani e ka të zhvilluar kulturën e perimtarisë, pemëtarisë dhe pridhimeve tjera në në Gjilan po merr formë zhvillimi bujqësisë si bazë në familje dhe zhvillimi industrisë së lehtë në bujqësië”, tha Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka pohuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që korrje-shirjet të përfundojnë brenda dy javësh.

“Për Drejtorinë e Bujqësisë asnjë zhvillim nuk është më i rëndësishëm se korrje-shirjet dhe gjithmonë e kemi shënuar me solemnitet këtë ngjarje. Në komunën e Gjilanit janë të mbjella rreth 3 mijë hektarë me grurë dhe presim rendimente mesatare. I kemi bërë përgatitjet maksimale, duke i vizituar të gjithë kombajnerët dhe duke iu kemi dhënë rekomandimet për pajisjet e aparateve dhe servisimin e tyre. Komisioni ka vlerësuar se gjendja e grurit është në pjekje të plotë teknologjike dhe brenda dy javës do të përfundojnë korrje-shitjet”, tha Ramadani.

KOMENTE