DYLON

Krerët më të lartë të gjyqësorit diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, ZyhdiHaziri, ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryetarin e Gjykatës së Apelit, SaliMekaj, si dhe gjashtë kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.

Në këtë takim të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës.

EkoHigjiena

Ka qenë dakordim i gjithë kryetarëve të gjykatave se ekziston një bashkëpunim i mirë i gjykatave në nivel të vendit, por kanë shprehur përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë -thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Në takim kanë marr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, KadaBunjaku-Perquku, kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, VatonDurguti, kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Sahit Krasniqi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.