DYLON

Krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar

Krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Jetish Malokun, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e përbashkëta brenda sistemit të drejtësisë, në fokus për agjendat e përbashkëta.

Të dy krerët e sistemit të drejtësisë shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar në fuqizimin dhe avancimin e zbatimit të ligjit në kuadër të kompetencave të tyre përkatëse, për të sjellë ndryshimet e duhura në sistemin e drejtësisë.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, Kryesuesi i KGjK-së Zogaj, ka falënderuar Kryesuesin e KPK-së Maloku, për vizitën dhe diskutimet e zhvilluara në funksion të ndikimit pozitiv të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i KPK-së ka uruar Kryesuesin e KGjK-së për detyrën e re, duke shprehur bindjen se do të shtyje përpara shumë procese të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në Kosovë në përgjithësi dhe atë gjyqësor në veçanti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.