DYLON

Krerët e FFK-së priten në Ambasadën e Kosovës në Budapest 

Krerët e FFK-së priten në Ambasadën e Kosovës në Budapest 
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest. Ata janë pritur nga Naser Idrizi, ministër këshilltar në ambasadë, njofton FFK.

Nga ana e tij presidenti Ademi ka shpalosur detajet nga qëndrimi dhe mikpritja e mirë e ekspeditës së Kombëtares në Budapest, por edhe për proceset zhvillimore të FFK-së në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët.

EkoHigjiena

Gjithashtu i pari i FFK-së ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në promovimin e sportit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij, i ngarkuar me punë në ambasadë, Naser Idrizi, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e delegacionit të FFK-së dhe ka siguruar mbështetjen e plotë të ambasadës në të gjitha aktivitetet sportive të Kosovës në Hungari.

Ai ua ka përcjellur krerëve të FFK-së përshëndetjet e gjithë personelit të ambasadës, si dhe ka uruar që Kombëtarja e Kosovës të ketë paraqitje dinjitoze në ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë në ‘Puskas Arena’.

Në fund, presidenti Ademi për mikpritësin ka dhuruar edhe fanellën e Kombëtares si dhe simbolin e Hyjneshës në Fron, njofotn FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.