• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s

Redaksia 2LONLINE 14 Mars, 2023 4 min
 Krerët e FFK-së po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës  nën udhëheqjen e presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri dhe sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, ndodhet në Kigali të Ruandës për të marrë pjesë në Kongresin e 73-të të FIFA-s, i cili do të mbahet të enjten. Siç dihet, ky kongres është zgjedhor, me presidentin aktual, Gianni Infantino, si kandidatin e vetëm për mandatin e ri katërvjeçar, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Krerë të të gjitha federatave janë takuar në kuadër të këtij kongresi, teksa presidenti Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka janë takuar edhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc. Ky i fundit shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet e mira mes dy federatave dhe për rolin e rëndësishëm që FFK ka në futbollin ndërkombëtar.

Blanc në një intervistë të fundit për gazetën zvicerane “Blick”, duke folur për grupin kualifikues ka thënë se përballja me Kosovën është një duel mes miqsh. Ai ka thënë se në Zvicër ekziston një komunitet i madh kosovar, i cili është shumë mirë i integruar. Ai po ashtu ka përmendur faktin se pjesë e kombëtares së Zvicrës janë edhe disa lojtarë me rrënjë nga Kosova. Blanc ka thënë se Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të ngushta në të gjitha nivelet dhe sipas tij kjo është arsye që dy ndeshjet kualifikuese kundër Kosovës i sheh jo vetëm si garë sportive por edhe si festë.

E në takimin e tyre të sotëm, presidenti Ademi e falënderoi presidentin Blanc për vlerësimin e tij ndaj FFK-së dhe për kujdesin që ai ka treguar për ekipin tonë kombëtar. Ai shprehu shpresën se përveç ndeshjes kundër Zvicrës, bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje do të kenë mundësinë t’i shohin lojtarët tanë edhe në Kampionatin Evropian 2024, që do të mbahet në Gjermani, ku po ashtu kemi komunitet të madh të bashkatdhetarëve.

Presidenti Ademi gjithashtu theksoi se, në përgjithësi, ky takim ishte një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes tri federatave të futbollit.

Kreu i FFK-së shprehu shpresën që Kosova e Zvicra do të kualifikohen bashkërisht në Euro 2024, teksa uroi që një sukses të tillë ta arrijë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Ai tha se FFK është duke punuar maksimalisht në këtë drejtim për arritjen e suksesit historik, teksa përmendi edhe formën e mirë që po kalojnë futbollistët në klubet e tyre.

Do theksuar se para Kongresit të FIFA-s, në Kigali, do të mbahen edhe shumë sesione tjera, në mesin e të cilave edhe takimi i UEFA-s me federatat e saj anëtare, derisa delegacioni i FFK-së do të ketë edhe takime me delegacione të federatave tjera, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Etiketa:Federata e Futbollit e Kosovës FFK Kongresin e FIFA-s rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com