DYLON

Krenare Latifi – Kqiku: Të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit

Krenare Latifi – Kqiku: Të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit
Avatar photo Redaksia

“Të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit”, ka thënë Krenare Latifi – Kqiku, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  gjatë një seance të Kuvendit, mbajtur për nder të 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të Gruas.

Ja fjala e saj e plotë:

EkoHigjiena

I nderuari kryesues i Kuvendit z.Sadiku

Të nderuar këshilltarë komunal, drejtorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, media dhe ju te pranishëm.

Jam e nderuar që me iniciativën dhe kërkesën time, sot kryesuesi i Kuvendit Komunal, në bashkëpunim edhe me partitë politike pjesëmarrëse në kuvend, kanë ftuar seancën e jashtëzakonshme ne nderim te Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi.

Te nderuar te pranishëm, 8 marsi nuk duhet të na shërbej si një datë apo shprehje e zakonshme që e përdorim për çdo vit, por 8 marsi duhet të na shërbeje si datë kuptimplote e cila na kujton dhe na obligon që të drejtat e grave duhet të fuqizohen dhe respektohen në çdo ditë të vitit.

Unë si asambliste e zgjedhur nga qytetarët, gjatë fushatës zgjedhore, kam premtuar se njeri nder 5 prioritetet e mia është edhe krijimi i një mekanizmi si Grupi Joformal i Grave (i cili do të funksionojë brenda kuvendit Komunal) do të mbrojë të drejtat e grave në përgjithësi.

Ky prioritet është mbështetur edhe në programin qeverisës që kemi konkurruar, si subjekt i Vetëvendosjes.

Ky prioritet ka qenë edhe zotim i kryetarit të komunës, z. Alban Hyseni, se gratë në mandatin tim qeverisës do të kenë rolin meritor, do te kalohet kuota e 40 % dhe se  gratë do të  jenë pjesëmarrëse në qeverisje.

Një premtim i tille veç është përmbushur nga zoti Hyseni dhe sot e kemi një numër të kënaqshëm të grave në qeverisje.

Të nderuar të pranishëm, asnjëherë dhe në asnjë forme nuk është bërë mjaftueshëm për gratë. 

Roli i gruas duhet të fuqizohet në vazhdimësi edhe pse kemi progres në disa fusha, si në të drejtën e pronës, gruaja është bashkëpjesëmarrëse dhe e barabartë para ligjit, apo në qeverisje si në Ekzekutivin e Gjilanit që është përmbushur një premtim i tillë.

Unë mendoj se kemi edhe shume fusha dhe shume sektorë që duhet të rrisim rolin e Gruas, si ne vendimmarrje, në legjislativ, në punësim, në të drejtën biznesore (motivimin për t`u angazhuar gratë si ndërmarrëse në bizneset e vogla, artizanale), Gratë janë shtylla e shoqerisë, të forta të guximshme e të pathyeshme, barazia duhet te jete ajo që përcakton harmonin tone shoqërore.

Gjithashtu kërkojmë nga organet kompetente në bashkëpunim edhe me bizneset private të respektohet pushimi i Lehonisë të Gratë dhe nënat e reja.

Krijimin e ndonjë qendre të përbashkët ku mund te ushtrojnë lirshëm veprimtarin e tyre, në fuqizimin e shoqatave të grave dhe ne respektimin e tyre qofte në përvjetore apo ne datën 8 mars të shënojmë në mënyrë zyrtare duke i ndihmuar dhe vizituar gratë dëshmore apo të maltretuara nga lufta, pse jo te mendojmë edhe për vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të grave të rena për liri.

I nderuar kryesues dhe të nderuar të pranishëm, pres nga ju që me diskutimet e hapura, konkrete dhe qëllimmira, bashkërisht te nxjerrim disa rekomandime që do të jenë shtytëse në përmbushjen e te drejtave te grave.

Ju faleminderit, respekt! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.