DYLON
Akademia për “Epopenë e Zhegocit”

Krenare Latifi Kqiku: Amaneti i Dëshmorëve është udhërrëfyesi ynë i përhershëm

Krenare Latifi Kqiku: Amaneti i Dëshmorëve është udhërrëfyesi ynë i përhershëm
Avatar photo Redaksia

Sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u mbajt Akademia për “Epopenë e Zhegocit” , me këtë rast, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku ka thënë se amaneti i Dëshmorëve është udhërrëfyesi ynë i përhershëm. “Obligimi ynë është që fëmijëve tanë t’u lëmë një Kosovë të fortë, ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka për këtë vend”, ka thënë ajo, transmeton Portali 2LONLINE.

Ja fjala e saj e plotë:

EkoHigjiena

***

Këtë ditë ia kemi dedikuar tërësisht nderimit të njërës prej ngjarjeve më përcaktuese të historisë sonë të re – 27-vjetorit të Epopesë së Zhegocit dhe Kishnapolës. Sot, në krye të agjendës institucionale, së bashku me familjarë e bashkëpunëtorë, kemi përshkuar rrugën e lavdisë së prillit të vitit 1999, për të rikonfirmuar se liria jonë e ka burimin te sakrifica e pashoq e vajzave dhe djemve më të mirë të këtij vendi.

Kjo ditë na kthen në 15 prillin e vitit 1999, atëherë kur malësia jonë u bë dëshmitare e një prej betejave më heroike të Zonës Operative të Karadakut. Në këtë përvjetor, përulemi para sakrificës së tetë dëshmorëve të UÇK-së që ranë në këtë betejë:

Pajazit Ahmeti – Paja
Alban Ajeti
Hanumshahe Abdullahu
Tefik Zymberi
Ramadan Hyseni
Shaban Hyseni
Njazi Osmani
Sali Nuhiu

Sot kujtojmë me nderim edhe 18 martirët civilë që u flijuan për liri, duke u bërë pjesë e kësaj historie të lavdishme.

Si përfaqësues të institucioneve, e kemi për detyrë që emrat e tyre t’i mbajmë gjallë jo vetëm në akademi të tilla, por, mbi të gjitha, duke punuar me ndershmëri për vendin; sepse liria që gëzojmë sot e ka zanafillën te shtëpitë-shtabe të Zhegocit dhe te gjaku i derdhur në Kishnapolë.

Amaneti i dëshmorëve është udhërrëfyesi ynë i përhershëm. Obligimi ynë është që fëmijëve tanë t’u lëmë një Kosovë të fortë, ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka për këtë vend.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Zhegocit dhe Kishnapolës!

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.