DYLON

Krenar me suksesin e të rinjve tanë nëpër botë

Krenar me suksesin e të rinjve tanë nëpër botë
Avatar photo Redaksia

Sot, Kuvendit Komunal në Gjilan, i bëri vizitë Deniza Miftari, gjilanasja 23 vjeçare e cila ka arritur të bëhet asambleistja e parë kosovare në qytetin Roeselares në Belgjikë.

Arta Haziri – Nuhiu, anëtare e kuvendit tha se se Deniza, në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor, ka arritur të grmbulloj vota të mjaftueshme për tu zgjedhur përveç si kosovarja e parë, edhe më e reja në moshë. Deniza është e përkushtuar edhe në humanizëm, në mbështetje të fëmijëve nga familje jo-funksionale dhe aktivitete tjera vullnetare që janë kryesisht të karakterit human për komunitete të ndryshme në nevojë.

“Bashkë me Gentrit Murselin, Arbëresha Kryeziu – Hyseni e Erleta Osmani, në takimin që sot realizuam me Denizën, shkëmbyem përvojat tona për mënyrën e funksionimit të institucioneve lokale në Kosovë, gjegjësisht në Bëlgjikë. E informuam për organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, për çfarë edhe u impresionua Deniza me mënyrën e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet përfaqësuesëve të pozitës dhe opozitës në këtë Komitet. Me këtë rast, në shenj respekti e mirënjohje për angazhimet e saja dhe arritjet që ka bërë në Belgjikë, i dhurova një medalje të Festivalit Ndërkombëtart “Rising Stras” që është realizua në Kosovë, dhe katalogun e garuesëve në mënyrë që Denisa ti ketë si kujtim të mirë”, ka thënë Nuhiu.

EkoHigjiena

Si komb e si shtet, duhet të ndihemi mirë e krenar me vajzat e djemtë tanë anembanë botës për të arriturat e tyre dhe integrimin ne shoqëritë e përparuara. Deniza është njëra nga shumë të rinjtë tanë që po shënon suksese në botë. Të tillët si Deniza, janë pasqyrë e mirë e shqiptarëve në përgjithësi, sepse angazhimi dhe veprat e tyre në vendet ku jetojnë e veprojnë, përcjellin mesazhin më të mirë dhe më real të shqiptarëve. Ne institucione e si qytetarë, do të jemi në mbështetje të vazhdueshme të tyre sepse këta janë ambasadorët e vërtetë të shtetit e kombit tonë në të gjitha vendet e botës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.