DYLON

Kremtohet Dita e shkollës “Asllan Thaçi”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Karaqevë të Poshtme të Kamenicës ëshët shënuar Dita e Shkollës së SH.F.M.U. “Asllan Thaçi”, me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Agim Shkodra, në emër të kryetarit të komunës z. Begzad Sinani dhe të DKA-së, i ka uruar nxënësit, stafin pedagogjik si dhe drejtorin e shkollës për punën dhe sukseset që po i shënojnë në vazhdimësi.

Shkodra ka theksuar se shkolla mban një emër me domethënie të madhe të dëshmorit Asllan Thaçi, i cili u shndërrua në simbol të arsimit dhe paqes, mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure patriotike.

EkoHigjiena

“Andaj ne si qeverisje komunale, në mbështetje të përhershme të kryetarit të komunës z. Begzad Sinani, jemi të obliguar të përcjellim amanetin e dëshmorëve të cilët flijuan më të shtrenjtën jetë në mënyrë që sot të gëzojmë mundësinë e një arsimimi të mirëfilltët”, ka thënë drejtori i DKA-së Agim Shkodra. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.