DYLON

Krasniqi: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkelje e vullnetit të sovranit!

Avatar photo Redaksia

Për tejkalimin e ngërçit politik zgjedhjet nga shumëkush po shihen si mundësi e mirë, sado që partitë hezitojnë për një proces zgjedhor. Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së Faik Krasniqi thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin opsion vetëm nëse asnjë koalicion nuk do t’i kishte numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

Sipas tij, deri sa kemi koalicionin LVAN me 63 deputetë që mund ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, s’kemi pse të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sepse më 8 qershor u mbajtën zgjedhjet dhe sovrani dha verdiktin e tij.

EkoHigjiena

Mbi 70% votuan kundër PDK-së thekson publicisti Faik Krasniqi.

“Nëse Presidentja Jahjaga vepron në mënyrë të njëanshme dhe për dëshirat e PDK-së dhe organizatës kriminale SHIK, që kanë ngelur me vetëm 35 deputetë, shpall zgjedhje të jashtëzakonshme, do të bënte veprim antidemokratik dhe shkelje e vullnetit të sovranit, por njëkohësisht do të ishte luks i madhë për një shtet të varfër si Kosova”, përfundon publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.