Krasniqi: urime për UNESCO, ngushllime për UNIVERSITETIN
Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar për fitoren e parë të Kosovës drejt anëtarësimit në UNESCO, ndërsa ka shprehur ngushllime për univesristetin pas shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ja postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
URIME VOTIMI I SOTEM NË UNESKO!
Janë vlerat tona kulturore, toleranca dhe vendosmëria për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore, ato që t’i hapen rrugët e pranimit në UNESKO.
Urime!
Të nderuar qytetarë arsimdashës,
Ngushëllime për UNIVERSITETIN “HASAN PRISHTINA” TË PRISHTINËS!
Universitetin duhet ta mbrojnë arsimdashësit, studentet, ata që kanë synim mësimin dhe studimin dhe jo shkatërrimin e asaj që e krijuan brezat edhe duke u djegur për se gjalli për gjuhën, abetaren dhe shkollën!
Të gjithë në mbrojtje të Universitetit dhe të ardhmërisë se brezave studentë! Rektorit, nuk i duhet mbrojtja. Ai e mbrojti dinjitetin e ti, aq sa varej nga ai.
Të nderuar qytetarë,
Mos u besoni atyre që nxjerrin lotët e Krokodilit e belbëzojnë fjalë të ëmbla!
Atyre shikoju veprat e pista dhe jo vetëm për Universitetin!
