DYLON

Krasniqi thotë: Mos qofsha nën lëkurën e saj (Brovinës)

Avatar photo Redaksia

Njëri nga themeluesit e “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, e konsideron të panevojshme shkuarjen në zgjedhje të reja.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e konsideron absurd krizën politike që ka përfshirë Kosovën që nga 8 qershori e këndej.

EkoHigjiena

Për gjithë këtë bllokadë, ai e akuzon partinë e tij të dikurshme, PDK-në, e cila, sipas tij, nuk po funksionon mbi parimet e demokracisë parlamentare.

Krasniqi që është bashkëthemelues i partisë ””Nisma për Kosovë”” është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa thotë se mosha nuk e privilegjon deputeten Flora Brovina.

“Mos qofsha nën lëkurën e saj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë dhënë për “Zërin”, i cili gjithashtu e konsideron joracionale ndërhyrjen nga jashtë për zhbllokimin e krizës.

Ai ka thënë se shkuarja e PDK-së në opozitë nuk përbën precedent, por përkundrazi i jep kuptim demokracisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.